Search
Close this search box.

KOMUNITETI SERB

RRETH KOMUNITETIT

Serbët përbëjnë komunitetin më të madh pakicë në Kosovë.

Komuniteti serb është vendosur në Evropën Juglindore rreth shekullit të gjashtë dhe të shtatë pas Krishtit, si pjesë e shpërnguljes së fiseve sllave në këtë rajon në atë periudhë. Komuniteti serb në Kosovë është i krishterë ortodoks dhe Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të luajë një rol qendror në identitetin serb sot. Vlerë e madhe i kushtohet numrit të madh të manastireve dhe kishave të rëndësishme të ndërtuara në Kosovë në shekujt XIII dhe XIV dhe veçanërisht zhvendosjes së selisë së Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë në fund të shekullit të trembëdhjetë. Shumë nga këto kisha dhe manastire kanë mbetur sot në Kosovë dhe konsiderohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore serbe. Kosova ishte gjithashtu vendndodhja e ‘Betejës së Kosovës’, e zhvilluar në vitin 1389 kundër forcave osmane. Kjo betejë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në historinë dhe mitin serb sot dhe ende përkujtohet çdo vit me 28 qershor përmes festës së ‘Vidovdanit’. Komuniteti serb është përafërsisht i ndarë në mes të Kosovës veriore dhe asaj jugore. Janë gjithsej dhjetë komuna ku komuniteti serb përbën shumicën numerike. Komunitetet më të mëdha serbe banojnë në katër komunat veriore dhe në komunat jugore të Graçanicës dhe Shtërpcës. Komunitete më të vogla serbe mund të gjenden në të gjithë Kosovën nën lumin Ibër, veçanërisht në Kosovën Qendrore dhe Lindore. Komuniteti serb në Kosovë flet serbisht, e cila krahas shqipes është një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Edhe alfabeti latin edhe ai cirilik përdoren nga komuniteti serb në Kosovë. Komuniteti serb ka së paku dhjetë (10) ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhe pesë (5) përfaqësues në Këshillin Konsultativ për Komunitete (KKK).

Anëtarët e KKK-së (Këshilli Konsultativ për komunitetet)

Dita e Komunitetit Serb në Kosovë

23 Prill

Organizatat Jo-Qeveritare të Komunitetit Serb