Search
Close this search box.

Lista e përdoruesve të mbështetjes financiare për kategori të ndjeshme!

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit njofton se ka përfunduar vlerësimin e aplikimeve dhe ka ndarë shumën prej 150,000 euro nga fondi i përgjithshëm i Programit për mbështetjen e kategorive të ndjeshme. Shuma do të shpërndahet për kategoritë si më poshtë:

3.1 Individët që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike dhe që janë në gjendje të vështirë ekonomike, e barazuar me nevojën për ndihmë sociale (e dëshmuar).

3.2 Pensionistët që pranojnë vetëm ndihmë sociale dhe janë në nevojë urgjente për terapi, barna ose ushqim.

3.3 Gratë viktima të dhunës në familje, të strehuara në strehimoret e Republikës së Kosovës.

3.4 Nënat vetushqyese.

3.5 Invalidët dhe personat me nevoja të veçanta.

3.6 Fëmijët pa prindër, që janë nën përkujdesjen e gjyshërve ose anëtarëve të tjerë të familjes së largët.

    Transaksionet do të përfundojnë deri në fund të dhjetorit 2024.

    Për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve publikohen vetëm inicialet në përputhje me ligjin.

    Ju mund t’i shihni përdoruesit e zgjedhur në dokumentin e mëposhtëm:

    Share:

    Latest posts

    Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

    Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit