Search
Close this search box.

Mbështetje për Fermerë dhe Ndërmarrje në Zonat Rurale

Në kuadër të partneritetit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, GIZ Kosova ka lansuar Skemën e Granteve për Zhvillim Ekonomik Rural.

Kjo skemë synon të nxisë diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale dhe ofron mundësi mbështetjeje për individë dhe ndërmarrje që duan të zhvillojnë apo zgjerojnë veprimtaritë e tyre:

🔹 LOT 1: Grante nga 1,500 € deri në 5,000 € për fermerë, anëtarë të ekonomive familjare bujqësore, individë, start-up-e dhe ndërmarrje mikro e të vogla
🔹 LOT 2: Grante nga 5,001 € deri në 50,000 € për fermerë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme

 Afati i fundit për aplikim: 22 Shtator 2025

Aplikimi është i lehtë dhe fleksibil – zgjidhni metodën që ju përshtatet më së miri:

Online: Aplikoni përmes platformës Good Grants 👉 Kliko këtu për të aplikuar
Fizikisht: Shkarkoni pakon e aplikimit në faqen e MBPZHR, printoni dhe dorëzoni aplikimin në zarf të mbyllur në Drejtorinë Komunale për Bujqësi.

Sesionet informuese:

Do të organizohen sesione informuese në secilën komunë për të ofruar udhëzime, ndihmë dhe përgjigje në lidhje me LOT-et dhe procedurat e aplikimit. Agjenda e sesioneve do të publikohet në vijim:

           Komuna                         Data               Koha

  • Prishtinë                       01.08.2025 / 09:30-13:00
  • Mitrovica e Jugut         01.08.2025 / 14:00-17:00
  • Ferizaj                         04.08.2025 / 09:30-13:00
  • Gjilan                          04.08.2025 / 14:00-17:00
  • Pejë                             05.08.2025 / 09:30-13:00
  • Gjakovë                       05.08.2025 / 14:00-17:00
  • Prizren                         06.08.2025 / 09:30-13:00

Kontakti për pyetje:
Për çdo pyetje në lidhje me Skemën e Granteve, mund të kontaktoni ekipin e D&D përmes emailit ose telefonit:

E-mail: grantet@dd-bsc.com

Tel fix: +383 (0) 38 748 701

Tel mobile: +383 (0) 48 184 795

Share:

Latest posts