Search
Close this search box.

Mbështetje për komunitetet joshumicë edhe përmes sportit!

Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizoi një takim të përbashkët me klubet sportive, anëtarët e të cilave janë nga komunitetet joshumicë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim më të mirë si dhe për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen këto klube.

Ministria pati mundësinë të prezantojë programet e saj që mund t’i ndihmojnë në punën më të mirë të klubeve sportive. Përfaqësuesit e klubeve shprehën dëshirën që të takohen më shpesh me përfaqësuesit e ministrisë për të monitoruar ecurinë e zgjidhjes së problemeve të përmendura gjatë takimit.

Share:

Latest posts