Search
Close this search box.

Mbështetje për studentët nga komunitetet joshumicë përmes programit të studimeve ballkanike!

Zyra për Çështje të Komuniteteve ka ofruar mbështetje në formë të bursave për studentët e programit të studimeve ballkanike në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ky program katërvjeçar është akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, pas një vlerësimi të plotë nga ekspertë ndërkombëtarë.

Programi është themeluar me qëllim të përmirësimit të komunikimit ndërgjuhësor dhe ndërkulturor në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, trajnimin e studentëve dhe profesionistëve për përkthim në gjuhët zyrtare të Kosovës, si dhe në gjuhë të tjera ballkanike, duke përfshirë kroatishten, boshnjakishten dhe maqedonishten si dhe përgatitjen e tyre për mbajtjen e klasave ndërkulturore në gjuhët lokale në karrierën e ardhshme.

Pas përfundimit të programit, studentët do të kenë mundësi punësimi në fushat e mëposhtme:

• Përkthimi dhe interpretimi i dy ose më shumë gjuhëve në sektorin publik dhe privat;

• Mësues i gjuhëve zyrtare në Kosovë;

• Këshilltar dhe studiues për marrëdhëniet ndërkulturore ndërmjet njerëzve në rajonin e Ballkanit për organizatat qeveritare dhe joqeveritare;

• Ekspert rajonal i komunikimit për sektorin publik dhe privat.

Gjatë vitit akademik 2023/2024, tre student nga komuniteti boshnjak morën bursa dhe diplomimi i tyre pritet në vitin 2027. Qëllimi kryesor i kësaj mbështetjeje është integrimi i komuniteteve joshumicë në punën e institucioneve.

Më shumë informacione për këtë program mund të shihni në vegëzën e mëposhtme:

https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,51

Share:

Latest posts