Search
Close this search box.

Mëso, komuniko, përparo – Kurse falas të gjuhës serbe dhe gjuhës shqipe në platformën VocUp!

VocUp është një platformë digjitale interaktive për të mësuar gjuhën shqipe dhe atë serbe, e disponueshme plotësisht falas. Kurset janë të përshtatura për të gjitha nivelet e njohurive – nga i pari (A1) deri te niveli i avancuar (C2), dhe përfshijnë mësime video, shpjegime me tekst, ushtrime, kuize, si dhe një fjalor shprehjesh.

Kjo iniciativë mbështetet nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim, me qëllim inkurajimin e shumë gjuhësisë dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe kohezionit social.

Gjuha serbe dhe gjuha shqipe janë gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe njohja e tyre është çelësi për komunikim, mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë midis komuniteteve në Kosovë. Shumë gjuhësia hap derën për mundësi të reja – qoftë në arsim, punësim apo angazhim shoqëror. Mësimi i një gjuhe jo vetëm që zgjeron njohuritë, por gjithashtu ndërton ura besimi dhe respekti të ndërsjellë. Në platformë mund të gjeni informacione dhe shprehje që nëpunësit civilë dhe qytetarët i përdorin më shpesh, për të lehtësuar komunikimin dhe për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga nëpunësit civilë.

Pavarësisht nëse jeni nxënës, student, profesionist apo thjesht dëshironi të mësoni një gjuhë të re – tani është koha e duhur për të përfituar nga kjo mundësi!

Regjistrohuni dhe filloni të mësoni në: www.voc-up.com

Share:

Latest posts