Search
Close this search box.

Ministria e Drejtësisë hap shpallje për njëzet e tetë Notera!

Në bazë të nenit 10 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin  Nr. 08/L-149 dhe Ligjin Nr. 08/L-272, si dhe Vendimin 36/2025, të datës 06.02.2025, Ministria e Drejtësisë publikon:

RISHPALLJE TË KONKURSIT PUBLIK PËR ZGJEDHJEN E NOTERËVE

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkursin për zgjedhje të noterëve se:

Ministria e Drejtësisë shpallë 28 pozita të lira për Noter në këto komuna të Republikës së Kosovës:

  • Komuna e Prishtinës, pesë (5) noterë;
  • Komuna e Prizrenit, pesë (5) noterë;
  • Komuna e Ferizajt, një (1) noterë;
  • Komuna e Podujevës, tre (3) noterë;
  • Komuna e Vushtrrisë, dy (2) noterë;
  • Komuna e Gllogovcit, një (1) noterë;
  • Komuna e Malishevës, një (1) noterë;
  • Komuna e Istogut, një (1) noterë;
  • Komuna e Klinës, një (1) noterë;
  • Komuna e Fushë Kosovës, dy (2) noterë;
  • Komuna e Dragashit, një (1) noterë;
  • Komuna e Kaçanikut, një (1) noterë;
  • Komuna e Zveçanit, një (1) noterë;
  • Komuna e Ranillugut, një (1) noterë;
  • Komuna e Parteshit, një (1) noterë;
  • Komuna e Leposaviqit, një (1) noterë.

Aplikacionit/kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore si në vijim:

  • Çertifikatën e shtetësisë;
    • Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;
    • Deklaratën nën betim nga aplikuesi për integritetin personal dhe profesional, e cila duhet të dorëzohet e NOTERIZUAR;
    • Të ketë dhënë provimin e Jurisprudencës;
    • Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri/ja i/e Drejtësisë, e cila duhet të dorëzohet në kopje të NOTERIZUAR;
    • Dëshminë që kandidati nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale, e cila duhet të dorëzohet origjinal ose në kopje të NOTERIZUAR;
    • Gjendja e llogarisë bankare për gjashtë (6) muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themelojë zyrën noteriale, përkatësisht të sigurojë lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit;

Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish-Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Me qëllim të shtrirjes së shërbimit noterial në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kandidati që aplikon në këtë rishpallje publike konsiderohet se pranon të emërohet në cilëndo komunë të Republikës së Kosovës, ku ka pozita të lira për noter.

Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë https://tinyurl.com/3uxmbmxy ose ne nr. +383 38 200 67 035.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga data 15.02.2025 deri mëdatën 21.02.2025.

Share:

Latest posts