Search
Close this search box.

MINISTRIA PËR EKONOMI OFRON SUBVENCIONE PËR QYTETARË!

Ministria për Ekonomi ka hapur thirrje publike për subvencione për pajisje efikase për ngrohje të shtëpive dhe banesave, financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë (BE) 09/12/2024.

Masat e paraqitur kanë për qëllim mbështetjen  e ekonomive familjare, veçanërisht konsumatorët në nevojë, siç është instalimi dhe montimi i pajisjeve efikase të ngrohjes, që përfshin:

  • Pompat termike,
  • Pajisje klimatizues/kondicioner efikas,
  • Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briketa), dhe
  • Ngrohëse individuale me biomasë.

Vlera e subvencionit për pajisjen është tridhjetë për qind (30%) e vlerës së investimit, pra deri në 2.000,00 euro.

Pajise klimatizues/kondicioner, vlera e subvencionit për pajisjen është dyzet për qind (40%) e vlerës së investimit, pra deri në 400.00 euro. Për prindërit vetëushqyes dhe qytetarët që mbështeten nga skema e ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2), subvencionohet gjashtëdhjetë për qind (60%) e vlerës së investimit deri në 550.00 euro.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briketa), subvencionohet shtatëdhjetë për qind (70%) e vlerës së investimit deri në 1.200.00 euro.

Ndërsa për ngrohëse individuale me biomasë, vlera e subvencionit për një (1) pajisje është shtatëdhjetë për qind (70%) e vlerës së investimit dhe deri në 435.00 euro. Për prindër vetëushqyes dhe qytetarët që mbështeten nga skema e ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2), subvencionohet nëntëdhjetë për qind (90%) e vlerës së investimit, pra deri në 560.00 euro.

Regjistrimi bëhet online nëpërmjet platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/472

Informacione  të plota për thirrjen mund të gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/blog/ministria-e-ekonomise-hape-thirrjen-per-subvencionim-te-pajisjeve-eficiente-per-ngrohje-per-familje/ dhe dokumentin https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/09/serb-Thirrje-publike-Investimi-ne-pajisje-ngrohese-eficiente-2-elektoruar.pdf

Afati për aplikim: 11 tetor 2024.

Aplikacionet e pranuara do të shqyrtohen në bazë të KUSH I PARI APLIKON, I PARI DO TA MARR SHËRBIMIN, prandaj ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin