Search
Close this search box.

Mundësi për Zhvillim Rural në Kosovë!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me GIZ Kosova ka hapur thirrjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) për të shprehur interesimin e tyre për Skemën e Granteve LOT 3.

Kjo nismë synon të promovojë dhe forcojë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe punësimin në zonat rurale, me mundësi bashkëfinancimi deri në 350,000 EUR!

Procesi i aplikimit:

Sigurohuni që të keni lexuar me kujdes udhëzimet për të paraqitur saktë shprehjen tuaj të interesit (SHI) dhe për të maksimizuar shanset tuaja për sukses.

Procesi i aplikimit për grant për LOT 3 përbëhet nga dy faza të ndara:

  • (i) Shprehja e Interesit (SHI): në bazë të SHI-së  të dorëzuar dhe vlerësuar, aplikuesit përzgjidhen në listën e ngushtë dhe ftohen të dorëzojnë një aplikacion të plotë.
  • (ii) Aplikimi i plotë: zhvillimi dhe vlerësimi i projekt propozimeve, përfshirë buxhetet. Dhënia e granteve do të bazohet në vlerësimin e planit të hollësishëm të biznesit (përfshirë buxhetin). 

Emaili i aplikimit: ep.kosovo@giz.de

Këtu gjeni linkun për formularin e aplikimit dhe informacionet për thirrjen.

SKEMA E GRANTEVE LOT 3 – – MINISTRIA E BUJQËSISË PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

https://mbpzhr-ks.net/repository/docs/Thirrjepershprehjeteinteresit1.docxhttps://mbpzhr-ks.net/repository/docs/FormulariiShprehjesseInteresitLOT3.docx

Share:

Latest posts