Search
Close this search box.

Njoftim: Aplikimi për verifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe diplomave universitare është i mundur edhe përmes platformës E-kosova!

Verifikimi i diplomave të shkollës së mesme dhe diplomave të Universitetit të Prishtinës, me seli në Mitrovicë, është i mundur edhe përmes platformës E-Kosova. Ju mund të dorëzoni dhe merrni të gjithë dokumentacionin online, si dhe të kërkoni konfirmimin se jeni në proces verifikimi,  nëse një diplomë e verifikuar është kusht për një vend pune në institucione. Për të gjithë ata që dëshirojnë të dorëzojnë diplomën për verifikim personalisht, këtë mund ta bëjnë në  ndërtesat komunale në Graçanicë, Mitrovicë Veriore dhe Ranillug, si dhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Prishtinë.  I gjithë procesi i verifikimit të diplomës është plotësisht falas, dhe procesi deri në vendimin përfundimtar, verifikimi mund të zgjasë deri në pesëdhjetë e pesë (55) ditë.

Procesi i verifikimit të diplomës u mundësua me mbështetjen e ambasadës britanike dhe asaj zvicerane në Kosovë, projekti zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Qendra Evropiane për Çështjet e Komuniteteve Pakicë në Kosovë ECMI) dhe Ministrisë për Arsimi, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion.

Linku për lajmërim dhe verifikim është në vazhdim:  https://rks-gov.net/Service/5

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin