Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) shpall programin e saj të katërt tremujor të bursave me pagesë për pesë studentë nga Kosova. Ky rast unik u mundëson të rinjve nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë të punojnë në organizata të ndryshme të shoqërisë civile në mbarë Kosovën, që në fokus kanë të drejtat e njeriut, ndërtimi i paqes, pajtimi dhe ballafaqimi me të kaluarën. Programi është krijuar për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve dhe për t’u ofruar atyre një mundësi të thellë pune në organizatat joqeveritare, që kryesisht punojnë me pjesëtarët e komuniteteve të tjera etnike në Kosovë, me qëllim të ndërtimit të urave të komunikimit dhe bashkëpunimit të tyre.
Gjatë vazhdimit të bursave, në OJQ-në nikoqire, ju do të zhvilloni gjithashtu një projekt kërkimor, që do të shërbejë si një mjet edukativ dhe informues për të rinjtë e tjerë në të ardhmen. Kohëzgjatja e bursës është për një periudhë prej (3) tre muajsh, ndërsa pritet që data e fillimit të bursës të jetë nëntor 2024.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dërgojnë CV dhe letrën motivuese në gjuhë angleze në adresën apply@yihr.org , në përshkrim të e-mailit duhet të theksohet „Aplikimi për Programin e Bursave për Paqe 2024“
Për më shumë informacione, shikoni linkun në vijim: https://yihr-ks.org/sq/thirrje-e-hapur-programi-i-bursave-te-paqes-3/
Afati për aplikim: 17 tetor 2024.