Search
Close this search box.

NJOFTIM – IOM ka zgjatur afatin e aplikimit per propozimet afariste!

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) vazhdon implementimin e Programit për Stabilizimin e Komuniteteve V, i cili do të ofrojë ndihmë financiare dhe teknike për fillimin ose zgjerimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, veçanërisht ato që promovojnë dhe fuqizojnë reintegrimin e qëndrueshëm e të kthyerve minoritarë. Programi EU-CSP V do të vazhdojë të mbështesë iniciativat lokale, që do të sjellin përfitime për komunitetin në përgjithësi, duke punuar me anëtarët e komunitetit, fermerët individualë dhe prodhuesit, duke eksploruar mundësitë për veprim të përbashkët, nëpërmjet krijimit dhe mbështetjes së shoqatave të biznesit të pakicave dhe ndëretnikeve.

Për udhëzime dhe formularë për aplikim, vizitoni faqen e internetit të IOM-it (https://kosovo.iom.int/news/open-call-project-proposal-eu-csp-v?fbclid=IwY2xjawEMqTNleHRuA2FlbQIxMAABHXe8ZGLsx3_kElW_A63-H7qoG6nr3uEzHx01r_E6ylIQVYdvSX-nPEGt-w_aem_y0jkrRP8Pq6t60L1C1TV1Q) ose kontaktoni drejtpërdrejt organizatën duke përdorur kontaktet në vijim:

  • Telefoni: 049 968 485 , e-mail adresa:  iymeri@iom.int për komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Vushtrri, Podujevë, Graçanicë, Lipjan, Drenas, Gjilan, Ranillug, Kamenicë dhe Novobërdë.
  •  Telefoni: 049 968 486 adresa emejli:acavolli@iom.int  për komunat:  Pejë, Istog, Klinë, Gjakovë, Deçan, Junik, Skenderaj, Mitrovicë (veri-jug), Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
  • Telefoni: 049968483adresa e-postës:nhalkollari@iom.intpër komunat: Prizren, Mamushë, Rahovec, Dragash, Suharekë, Malishevë, Shtime, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik, Elez Han, Kllokot, Viti, dhe Partesh.

Në këto adresa mund të merrni informacion më të detajuar për: procesin e aplikimit dhe mënyrën e shkrimit të propozimeve për biznesin tuaj, formularët e aplikimit dhe këshilla për plotësimin e formularëve, si dhe informacione dhe udhëzime shtesë në lidhje me procesin e aplikimit.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin