Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë – IBCM hap thirrje për aplikime për studime Bachelor dhe Master për gjithsej 492 studentë, prej të cilëve 192 (40%) janë në dispozicion për studentët nga komunitetet joshumicë. Mundësohet aplikimi për 15 studentë (3%) shtetas të huaj, ndërsa personat me aftësi të kufizuar inkurajohen të aplikojnë.
IBCM ofron këto drejtime:
- Fakulteti i Shkencave Sociale (Administrata Publike dhe Kujdesi Social – BA, Lidershipi Ndërkombëtar dhe Menaxhimi – MA)
- Fakulteti i Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar (Shitja ndërkombëtare dhe menaxhimi – BA)
- Fakulteti për Mjedis, Teknologji dhe TI (Menaxhim për Mjedis dhe Bujqësi – BA, TI e Aplikuar – BA)
Për më shumë informata vizitoni web faqen: https://www.ibcmitrovica.eu/announcement-for-the-admission-of-students/ ose personalisht: n.saveljic@ibcmitrovica.eu.