Search
Close this search box.

Me mbështetjen e Zyrës për Çështje të Komuniteteve u festua 22 vjetori i Ditës Kombëtare të Komunitetit Ashkali!

Zyra për Çështje të Komuniteteve kishte nderin që edhe këtë vit t’i përgjigjet kërkesës për përkrahje të përfaqësuesve të komunitetit ashkali dhe t’u mundësojë shënimin e Ditës Kombëtare dhe të dëshmojë se komunitetet janë po aq të rëndësishme dhe se secili përfiton nga multietniciteti në shoqërinë tonë për të cilin njihet Kosova.

 15 shkurti 2025 është shpallur Dita kombëtare e komunitetit ashkali, duke shënuar 22 vjetorin e Ditës së Flamurit. Kjo ditë simbolizon përpjekjet, kulturën dhe historinë e komunitetit ashkali, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri të barabartë dhe të integruar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ushtarë dhe policë nga komuniteti ashkali, si dhe përfaqësues të dy partive politike. Në tubim ishin të pranishëm edhe qytetarë nga mbarë Kosova, të cilët së bashku shënuan këtë ditë me rëndësi historike dhe kulturore.

Ngjarja u karakterizua nga një atmosferë festive dhe bashkëpunuese, duke përfshirë fjalime frymëzuese, performancë artistike dhe diskutime mbi rëndësinë e integrimit, barazisë dhe respektimit të diversitetit në shoqërinë kosovare. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për të vazhduar përpjekjet për forcimin e komunitetit ashkali, veçanërisht në fusha si arsimi, punësimi dhe përfaqësimi institucional.

Këtë vit, ashkalitë festuan me krenari 22 vjetorin e Ditës së Shtetësisë së tyre, ditë që jo vetëm përkujton historinë e komunitetit, por edhe forcon identitetin dhe unitetin e tyre.

Në vazhdim keni foto nga festa:

Share:

Latest posts