Search
Close this search box.

Njoftim: Ministria për Komunitete dhe Kthim ka hapur thirrje për identifikimin e familjeve me prioritet për ndërtimin e shtëpive!

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka njohur nevojën e madhe për të rritur numrin e shtëpive në kuadër të programit të stabilizimit të komunitetit, si dhe vështirësitë administrative që lindin gjatë aplikimit, siç janë proceset e trashëgimisë, trashëgimitë pronësore dhe të ngjashme. Për këtë arsye ajo ka publikuar një thirrje për identifikimin e familjeve prioritare për ndërtimin e shtëpive.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në  vijim:

– Kërkesë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive

– Deklarata e bashkësisë familjare

Përparësi do të kenë familjet e cenueshme sociale, çiftet e reja të martuara me disa fëmijë, prindërit vetë ushqyes  dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të kenë mundësinë të hyjnë të parët në këtë proces të rëndësishëm. 

Për të garantuar transparencë dhe drejtësi, ministria do të hartojë listën e aplikantëve me prioritet, që do të formohet nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor. Pas kësaj periudhe, komisioni i Ministrisë do të hartojë listën e përfituesve të mundshëm, që plotësojnë kërkesat me dokumentacion të plotë dhe urgjencën e procedurës. Kjo listë mundëson përcaktimin e qartë të prioriteteve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së atyre që kanë më shumë nevojë.

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë kërkesat me postë në adresën: Sheshi Nëna Terezë, Fushë Kosovë  12 000, ose përmes postës elektronike në request.mkk.mzp.mcr@rks-gov.net . Nëse keni nevojë për informacion shtesë, mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 038/20016509.

Thirrjen mund ta gjeni në linkun:

https://mkk.rks-gov.net/al/news/ftese-per-identifikimin-e-familjeve-prioritare-per-ndertimin-e-shtepive

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin