Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Financave, paralajmëroi një rritje të ndjeshme të përfitimeve të lehonisë dhe të fëmijëve, me qëllim forcimin e mbështetjes për familjet dhe fuqizimin ekonomik të grave. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet për të gjitha nënat e reja, pavarësisht nga statusi i tyre të punësimit.
🔹 Për nënat që nuk janë të punësuara:
- Kompensim i lehonisë: në total 1.955,4 €
- Pagesa: 315,9 € në muaj për 6 muaj
- Shtesa për fëmijë: në total 240 €
- Pagesa: 20 € në muaj për 12 muaj
✅ Mbështetja totale në vitin e parë për fëmijë: 2.195,4 €
🔹 Për nënat e punësuara: Krahas pagës së rregullt (70% gjatë pushimit të lehonisë), shteti paguan gjithashtu:
- 3 muajt e parë: 325,9 € në muaj = 977,7 €
- 3 muajt e ardhshëm: 319,5 € në muaj = 958,5 €
- Shtesa për fëmijë: 240 € (20 €/në muaj për 12 muaj)
✅ Mbështetja totale në vitin e parë për një fëmijë: 2.176,2 €
Për më shumë informacione, vizitoni portalin zyrtar të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferimeve ose kontaktoni zyrën tuaj lokale për mirëqenie sociale.
Vendimin mund ta gjeni në linkun në vazhdim: