Në bazë të nenit 22 të Statutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, të shpallur përmes dekretit Nr. DNJ – 02 – 2017 të Presidentit të Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete,
SHPALL NJOFTIM PUBLIK
- Ftohen organizatat përfaqësuese të komuniteteve të paraqesin kërkesën për aplikim, listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe listën e delegatëve me të drejtë vote.
- Ftohen personat që i takojnë komuniteteve jo shumicë të Kosovës, të aplikojnë në mënyrë individuale për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Aplikimi për anëtarësim në Këshill:
Afati i dorëzimit të aplikacioneve në Sekretariatin e Këshillit, fillon prej 06.08.2024 deri më 04.09.2024. Aplikacionet e dorëzuara pas skadimit të këtij afati nuk do të pranohen.
Si të aplikoni:
Aplikacionet mund të dërgohen me:
- Postë elektronike
- Dorëzim fizik dhe
- përmes postës së rregullt në adresën e mëposhtme:
Ndërtesa e Kuvendit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës,
Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Zyra N-320, Prishtinë, 10000, Kosovë
Për të shkarkuar aplikacionet ju lutem vizitoni faqen e internetit të Këshillit Konsultativ për Komunitete www.ccc-rks.net/njoftim-publik/