Search
Close this search box.

NJOFTIM: REGJISTRIMI PËR BLERJEN TEKSTEVE SHKOLLORE TË SUBVENCIONUAR PËR VITIN E RI SHKOLLOR KA FILLUAR!

Qeveria e Kosovës ka ndarë 7.375.138 euro për të subvencionuar blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Ky vendim është marrë më 14 gusht 2024, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, pasi është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e këtyre mjeteve.

Këtë vit, për nxënësit e arsimit fillor (nga klasa e parë  deri në klasën e pestë) subvencioni do të jetë 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) do të jetë 110 euro.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dorëzuar një katalog të teksteve shkollore në drejtoritë komunale për arsim dhe ka krijuar listën e teksteve të miratuara, që do të publikohen në faqen e internetit të ministrisë në linkun e mëposhtëm:

Aplikimi për subvencione bëhet në mënyrë elektronike në platformën E-Kosova, aplikanti fillimisht duhet të regjistrohet në platformë, pastaj të zgjedhë rubrikën “Shërbimet”, pastaj “Arsimi”, pastaj të zgjedhë kategorinë që i përshtatet fëmijëve tuaj dhe të shënojë të dhënat e kërkuara.

Linku i platformës  E Kosova ësjtë në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Share:

Latest posts