Search
Close this search box.

Njoftim: Trajnim falas për përvetësimin e aftësive të TI

Shkolla digjitale Tech me përkrahjen e USAID-it,  ofron njëqind (100) bursa për njëqind pjesëmarrës, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë se si të përdorin programet e mëposhtme: Python, DevOps dhe Full Stack. Trajnimi synon t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë bazike për të pasur sukses në botën e teknologjisë.


Trajnimi do të zgjasë dy muaj, njëri prej të cilëve do të fillojë në gusht, ndërsa i dyti në tetor.  Mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe/ose universitetin. Inkurajohen për të aplikuar pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe LGBT. 


Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pjesëmarrësve do t’u ofrohet një praktikë tre mujore në Starlabs për të aplikuar shkathtësitë e fituara në një mjedis me projekte  reale. Gjatë trajnimit do të sigurohet transporti.

Regjistrimi bëhet online, duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm:

https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=SSuWnvgg80OhfmOnJF4BlQNd2KJi0I1Hm5_j_11aqdtUME1VWVFITFQ5TzNNRkpONEFVNDlXWlRNWSQlQCN0PWcu
https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=SSuWnvgg80OhfmOnJF4BlQNd2KJi0I1Hm5_j_11aqdtUME1VWVFITFQ5TzNNRkpONEFVNDlXWlRNWSQlQCN0PWcu

Për më shumë informacione, kontaktoni në e-mail: Ilir.Kicmari@digitalschool.tech, ose telefon: 045301502.

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin