Search
Close this search box.

NJOFTIM: ZYRA PËR ÇËSHTJE TË KOMUNITETEVE  PRANË ZYRËS SË KRYEMINITRIT SHPALLË KONKURS PËR DREJTOR TË ZYRËS

Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit fton të gjithë qytetarët e interesuar të aplikojnë për pozitën e drejtorit të zyrës. Arsimimi i nevojshëm:

Diplomë e shkallës së parë të arsimit të lartë (Bachelor) në drejtësi, ekonomi, administratë publike, shkenca politike, sociologji, filozofi.

Përvoja e kërkuar e punës: të paktën pesë (5) vjet përvojë pune profesionale, duke përfshirë një nga kërkesat e mëposhtme:         

 1.) tri (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose            

2.) dy (2) vite përvojë pune në pozita drejtuese, diplomë të shkallës së dytë të përgatitjes profesionale (master), ose        

3.) një (1) vit përvojë pune në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturë).

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre, kanë të drejtën e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç është përcaktuar në Ligj, prandaj inkurajohen të aplikojnë.

Për më shumë informacione, shikoni linkun në vijim:

https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&institution=27968

Afati për aplikim: 10 gusht 2024.

Share:

Latest posts