Search
Close this search box.

Përfundoi Projekti “Të rinjtë në sektorin ligjor – ndërtojmë karriera, forcojmë komunitetet”!

Organizata joqeveritare ACDC është një nga përfitueset e granteve nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, e cila zbatoi një projekt që synonte fuqizimin e jurisëve rinj nga Veriu i Kosovës, përmes përvetësimit të shkathtësive praktike dhe hyrjes në botën profesionale të drejtësisë.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit, juristët e rinj patën mundësinë të kryenin praktikën profesionale ligjore në zyrat e avokatëve dhe në ACDC, ku u njohën me sfidat reale të profesionit juridik. Ata punuan në hartimin e dokumenteve ligjore, analizimin e rasteve, trajtimin e tyre, si dhe komunikimin me klientë të vërtetë – të gjitha nën mentorimin e avokatëve me përvojë.

Në të njëjtën kohë, progresi i tyre monitorohej me kujdes përmes sistemit të vlerësimit të performancës, me qëllim sigurimin e cilësisë maksimale dhe kontributit konkret në zhvillimin e tyre profesional.

Rezultatet e arritura përfshijnë:

  • Përmirësimi i kapaciteteve praktike dhe profesionale të juristëve të rinj
  • Konkurrencë më e madhe në tregun e punës
  • Krijimi i një brezi të ri profesionistësh ligjorë me përvojë
  • Forcimi i sektorit ligjor në nivel lokal
  • Rritja e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë

Në planin afatgjatë, projekti kontribuoi në uljen e papunësisë së të rinjve, zhvillimin e rrjeteve profesionale lokale dhe forcimin e kohezionit social në komunat veriore.

Ky model i fuqizimit të të rinjve ka dëshmuar të jetë një shembull i suksesshëm se si një investim i synuar në njohuri dhe praktikë mund të shndërrohet në një themel të qëndrueshëm për të ardhmen e sistemit juridik në Kosovë.

Falënderime për Zyrën për Çështje të Komuniteteve për mbështetjen e tyre, të gjithë mentorëve, zyrave partnere dhe institucioneve që kontribuuan në këtë projekt, dhe veçanërisht praktikantëve të rinj, që treguan përmes punës së tyre se sa shumë njohuria, përpjekja dhe përkushtimi mund të sjellin ndryshim.

Share:

Latest posts