Zyra për Çështje të Komuniteteve funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Duke u bazuar në mandatin e saj dhe në dispozitat e Programit për Komunitete, ZÇK buxhetin në dispozicion e shfrytëzon për përkrahje financiare për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Ndihma që ZÇK ofron për kategoritë e ndjeshme është si në vijim:
- Individët që vuajnë nga sëmundjet e rënda kronike dhe janë në gjendje të vështirë ekonomike e cila barazohet me nevojën për ndihmë sociale (të dëshmuar);
- Pensionistët të cilët pranojnë vetëm ndihmë sociale dhe janë në nevojë imediate për terapi, barëra apo ushqim;
- Gratë viktima të dhunës në familje, të strehuara në strehimoret në Republikën e Kosovës;
- Nënat vetushqyese;
- Invalidët dhe personat me nevoja të veçanta;
- Fëmijët pa prindër nën përkujdesjen e gjyshit/ gjyshes apo anëtarëve tjerë të familjes së largët;
Aplikimi për përkrahje/thirrje për kategoritë e ndjeshme do të jetë i hapur nga data 11.11.2024 deri më datë 22.11.2024.
Shuma maksimale e mbështetjes financiare për një aplikues është 4,000 (katër mijë) euro.
Aplikimet së bashku me formularin e aplikimit pranohen në vetëm në formë fizike
në Zyrën e Arkivës (kati I, zyra nr. 109) Ndërtesa e Qeverisë, sheshi “Nënë Tereza”, 10.000 Prishtinë.
Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë personat të cilët dëshmojnë se kërkesa e tyre është e bazuar dhe i përmbushë kriteret e përcaktuara për përkrahje financiare.
Inkurajojmë fuqishëm të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë të aplikojnë për ndihmë financiare.
Formular i aplikimit për ndihmë financiare nga personat fizik
Emri dhe mbiemri: | |
Adresa: | |
Numri i telefonit: | |
E-mail: | |
Kategoria e ndihmës financiare për të cilën aplikoni: | |
Përshkruani arsyet e aplikimit për ndihmë financiare dhe si do të shpenzohet ndihma e kërkuar | |
Aktivitetet që planifikoni të zhvilloni për realizimin e kërkesës | |
Koha e realizimit | |
Rezultatet e synuara dhe ndikimi i tyre | |
Shuma e vlerës së kërkuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve |
Kërkesës për secilën kategori duhet bashkëngjitur:
- Kopja e letërnjoftimit në të dy anët;
- Konfirmimi i një llogarie aktive bankare;
- Dokumentet tjera si dëshmi që mbështesin arsyetimin e kërkesës si në vijim:
- Kërkesës për individët që vuajnë nga sëmundjet e rënda kronike dhe janë në gjendje të vështirë ekonomike e cila barazohet me nevojën për ndihmë sociale duhet t’i bashkangjitet:
- Raport mjekësor nga një institucion shëndetësor i licensuar që vërteton sëmundjen kronike (diagnoza e pacientit) / si dhe terapia për trajtim mjekësor të nevojshme;
- Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;
- Kërkesës për pensionistët të cilët pranojnë vetëm ndihmë sociale dhe janë në nevojë imediate për terapi, barëra apo ushqim duhet t’i bashkangjitet:
- Raport mjekësor nëse ka nevojë për trajtim specifik ose barëra apo terapi;
- Deklaratë nga institucionet sociale që vërteton statusin dhe përfitimin e ndihmës sociale;
- Kërkesës për gratë viktima të dhunës në familje, të strehuara në strehimoret në Republikën e Kosovës duhet t’i bashkangjitet:
- Vërtetim nga Strehimorja ku vërtetohet që janë aktualisht të strehuara si viktima të dhunës në familje;
- Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;
- Kërkesës për nënat vetushqyese duhet t’i bashkangjitet:
- Vërtetim nga organet përkatëse (Gjykata) për kujdestarinë e plotë të fëmijëve;
- Çertifikatatat e fëmijës/ve nën moshën 18 vjeçare;
- Vërtetim nga instucionet sociale që është përfitues i ndihmës sociale (Kartoni nga MPMS);
- Kërkesës për Invalidët dhe personat me nevoja të veçanta duhet t’i bashkangjitet:
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e aftësisë së kufizuar nga një instucion shëndetësor i licensuar;
- Çertifikatë e njohjes së paaftësisë për punë/ invaliditetit nga Institucionet përkatëse (dëshmi nga MPMS);
- Kërkesës për fëmijët pa prindër nën përkujdesjen e gjyshit/ gjyshes apo anëtarëve tjerë të familjes së largët duhet t’i bashkangjitet:
- Dokumentacion që vërteton përkujdesjen nga gjyshërit apo të afërmit (Vendim nga Gjykatës ose nga instucionet përkatëse);
- Dëshmi që vërteton gjendjen e vështirë ekonomike;
Vërejtje: Çdo përfitues i ndihmës financiare është i obliguar të dorëzojë raport narrativ në ZÇK për ecurinë e implementimit të përkrahjes, ndërsa (30) ditë pas realizimit të aktiviteteve, është i detyruar të dorëzojë raportin përfundimtar narrativ, raportet financiare dhe të ofroj dëshmi (fatura dhe dëshmi të tjera) që dëshmojnë se subvencioni është realizuar sipas planit.
Nënshkrimi i aplikuesit Datë:
__________________________ __________________