Zyra për Çështje të Komunitetit organizoi një drekë pune me përfaqësues të komunitetit egjiptian për të shkëmbyer informacione rreth platformës së praktikës me pagesë https://kosovogenu.com e cila ofron mundësi për të hyrë në tregun e punës për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç dhe me subvencione për punën praktikën, bizneseve u ofron edhe mundësi për fuqi punëtore të re. Si iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Financave/Republikës së Kosovës, Programit Kosovar të Unicef-it dhe Rrjetit të Bizneseve Përgjegjëse Shoqërore të Kosovës, tashmë ka ofruar mbi 700 punë praktike për të rinjtë, dhe 10% e këtyre praktikantëve janë nga komunitetet.Eekziston një synim që të rritet pjesëmarrja e komuniteteve joshumicë në 15%. Si hap në arritjen e këtij qëllimi, ky sesion informues u organizua për të gjetur mënyrën më të mirë për të arritur në mënyrë më efektive pjesëmarrjen e të rinjve dhe bizneseve.

Ministria e Drejtësisë hap shpallje për njëzet e tetë Notera!
Në bazë të nenit 10 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-149 dhe Ligjin Nr. 08/L-272, si dhe Vendimin 36/2025, të datës 06.02.2025,