Search
Close this search box.

RAPORTI I PROGRESIT Zbatimi afatmesëm i strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022–2026 dhe planit të veprimit 2022–2024

Ky Raport afatmesëm është hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZQM ZKM) për zbatimin e për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e Veprimit për vitet 2022-2024 si dhe përfshin periudhën e zbatimit për vitet 2022-2024.
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit sipas mandatit të saj ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e zbatimit dhe monitorimit të Planit të Veprimit.
Hartimi i këtij raporti është mbështetur nga projekti “Integrimi i Romëve III”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Për herë të parë, raporti vjetor për zbatimin e për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali 2022-2026 dhe Planit të veprimit 2022-2024 është hartuar për vitin 2022, më pas i njëjti në vitin 2023. Ky raport afatmesëm, përfshin vitet e zbatimit të planit të veprimit në tre (3) vite, respektivisht 2022, 2023 dhe 2024.
Raporti paraqet gjendjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare përmes vlerësimit të zbatimit të aktiviteteve të dhe Planit të Veprimit, për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali 2022-2026 dhe të përmirësimit të gjendjes dhe situatës arsimore, socio ekonomike, kulturore, shëndetësore të tyre.


Më 20 korrik 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 89-të të saj, miratoi Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e Veprimit për vitet 2022-2024.


Strategjia ka si objektiv rritjen efektive të ofrimit të mundësisë, qasjes së barabartë dhe mbarëvajtjes në arsim cilësor gjithëpërfshirës; rritjen e qasjes së barabartë në punësim të qëndrueshëm, si dhe uljen e varfërisë; përmirësimin e shëndetit dhe rritjen e qasjes së barabartë në shërbime cilësore shëndetësore; rritjen e qasjes së barabartë në banim të qëndrueshëm, shërbime esenciale dhe infrastrukturë publike dhe parandalimin dhe luftimin e diskriminimit, racizmit, gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes, segregimit, paragjykimeve, stereotipeve dhe bullizmit për komunitetin rom dhe ashkali. Ndër të tjera, Strategjia dhe plani i veprimit, synojnë të zbatojnë zotimet që kanë dalë në deklaratën e Poznan-it, me qëllim të integrimit të romëve, në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. Strategjia dhe plani i veprimit gjithashtu është hartuar në bazë të Kornizës BE-së për Integrimin e Romëve, janë definuar
pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi, mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi.


Monitorimi i zbatimit të Planit të Veprimit është një çështje kyçe për të siguruar një pasqyrë për gjendjen e komuniteteve rom dhe ashkali dhe relacion me institucionet e Kosovës në pesë fushat e përcaktuara. Të gjitha institucionet qeveritare, qendrore dhe lokale, në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin ligjor të tyre, obligohen të ndërmarrin masat e nevojshme për
zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali për vitin 2022-2026 dhe si rrjedhojë edhe të Planit Veprimit 2022-2024. Pjesë e rëndësishme e monitorimit të zbatimit është edhe monitorimi i zbatimit të Planeve

Lokale të Veprimit (PLV).


Buxheti është një ndër aspektet e rëndësishme të zbatimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e Veprimit për vitet 2022-2024. Institucionet e Kosovës me aprovimin e Planit të veprimit
janë zotuar për ndarjen e buxhetit, i cili është i bazuar në përcaktimet e planit të veprimit.
Raporti afatmesëm për zbatimin e për avancimin e të drejtave të komunitetit rom dhe ashkali, 2022-2026 dhe Planit të veprimit 2022-2024, përmes raportimit të të dhënave nga institucionet kompetente, pasqyron gjendjen dhe mënyrën se si është zbatuar Strategjia dhe Plani i veprimit dhe se sa është arritur efekti i zbatimit të saj në avancimin e të drejtave të këtyre komuniteteve,
në vitet 2022, 2023, 2024.

Raporti ka për qëllim po ashtu që të vë në pah aktivitetet që janë ndërmarrë dhe vazhdojnë të ndërmerren në drejtim të realizimit të objektivave të përmbajtura në pesë fusha të për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitet
2022-2026 dhe Planin e Veprimit për vitet 2022-2024, në fushat arsim, punësim, mirëqenie sociale, shëndetësi, banim dhe në fushën e luftimit të diskriminimit. Gjithashtu, synimi i këtij raporti, përveç vlerësimit që është bërë në pesë sektorë në bazë të objektivave të Planit të
10 veprimit, lidhet edhe me identifikimin e problemeve, sfidave në zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Plan të veprimit.


Përmbushja e qëllimit të këtij raporti, si dhe çështjet e identifikuara në të dhe raportet e kaluara, mund të shërbejnë si udhërrëfyes për të identifikuar aspektet e rëndësishme që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të komunitetit rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtij raporti, po ashtu jetësohet edhe nën dritën e zotimeve të deklaratës së Poznan-it dhe synon të nxjerr në pah punën e institucioneve të Kosovës, në drejtim të përmbushjes së zotimeve që dalin nga deklarata e Poznan-it.











Share:

Latest posts