Search
Close this search box.

Fuqizimi i pakicave, pranimi i diversitetit, krijimi i ndryshimit

Rreth nesh

Unitet në Diversitet

Misioni jonë është t’i mobilizojmë dhe organizojmë qytetarët përmes një planifikimi të mirë strategjik për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet komuniteti jonë. Dëshirojmë t’i zgjidhim këto probleme online, përmes protestave, aksioneve kreative, raportimit dhe propozimit të zgjidhjeve ligjërisht relevante te zyrtarët që janë përgjegjës për zgjidhjen e problemit.

Sot, komunitetet që i kemi mbledhur kujdesen për të drejtat e tyre dhe mirëqenien e tyre sociale, ne kujdesemi për edukimin, shëndetin, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. Ne iu ndihmojmë atyre që kanë probleme ashtu që problemet e tyre të zgjidhen në mënyrë adekuate, ne reagojmë shpejt kur ka çështje urgjente të komuniteteve, që kërkojnë reagimin e institucioneve.

Zyra për Çështje të Komuniteteve
Zyra për Çështje të Komuniteteve

Zyra për Çështje të Komuniteteve kontribuon në koordinimin e përpjekjeve të Qeverisë për zbatimin e kornizës kombëtare ligjore për të drejtat e komunitetet dhe siguron që politikat qeveritare dhe veprimet e duhur t’i përmbushin nevojat dhe interesat e komuniteteve.

Korniza Institucionale

Korniza legjislative për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë mbështetet nga një rrjet i institucioneve në nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale. Bashkë, ato janë përgjegjëse për zhvillimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Fushëveprimi i Zyrës

Zyra për Çështje të Komuniteteve është themeluar në vitin 2008 dhe vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Mandati i ZÇK-së përfshinë informimin e Kryeministrit për çështjet e rëndësishme për komunitetet, informimin e Kryeministrit për çështjet që kërkojnë intervenimin e tij personal, kontributin në bashkërendimin e punës së organeve qeveritare, agjencive dhe institucioneve të pavarura në nivel ministror dhe komunal, kontributin në bashkërenditjen e punës së donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare për tu siguruar që çështjet e komuniteteve të adresohen në mënyrë efektive në mbarë Kosovën.

Ajo eliminon dyfishimin e përpjekjeve dhe siguron shfrytëzim efektiv dhe të barabartë të mjeteve në dispozicion.

Ajo kontribuon, analizon dhe jep këshilla lidhur me politikat qeveritare që prekin të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Sipas nevojës, ajo rekomandon ndryshime ose ndihmon në përshtatjen e ligjeve për komunitetet dhe politikat për çështjet e komuniteteve nëse ato nuk adresohen siç duhet.

IDEA E PLATFORMËS

RRETH PLATFORMËS

Ne po e lansojmë këtë platformë për t’i përmbushur nevojat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, vlerat dhe shpresat e njerëzve të rëndomtë. Përmes saj, do përpiqemi t’i zgjidhim problemet që shfaqet nga të gjitha poret e jetës, dhe çfarë na bashkon është besimi i përbashkët në drejtësi, solidaritet dhe barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht se nga cili komunitet vijnë ata. Po e lansojmë këtë platformë përmes së cilës duam t’i zgjidhim disa çështje në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut, barazisë ekonomike dhe demokracisë.

Aktivitetet
ngo-about-us-activities
Fushata

OJQ-të që kanë fokus në avokimin e të drejtave të pakicave shpesh realizojnë avokim të tillë dhe fushata të vetëdijesimit për të theksuar problemet me të cilat përballen komunitetet pakicë. Këto fushata synojnë ngritjen e vetëdijesimit publik, edukimin e politikbërësve dhe promovimin e ndryshimit pozitiv. Ato mund të përfshijnë aktivitete të tilla si organizimi i seminareve dhe fushata përmes mediave sociale për të tërhequr vëmendjen në diskriminimin, pabarazinë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që prekin pakicat.

ngo-about-us-activities-2
Fuqizimi

OJQ-të fokusohen në fuqizimin e komuniteteve pakicë duke iu ofruar atyre aftësi, njohuri dhe burime për përmirësimin e jetës së tyre. Kjo mund të përfshijë ofrimin e trajnimeve profesionale, programeve edukative, zhvillimit të lidershipit, dhe seminare për edukim financiar. Përmes ngritjes së kapacitetit të pakicave, këto OJQ iu ndihmojnë anëtarëve të këtyre komuniteteve që të bëhen më të pavarur dhe të gatshëm për përballje të sfidave.

ngo-about-us-activities-1
Bashkëpunimi

Formimi i aleancave me organet qeveritare, OJQ-të tjera dhe organizatat e sektorit privat për rritjen e ndikimit të iniciativave të tyre. Ata përfshihen në krijimin e lobimeve, bashkëpunimin me ligjvënësit, dhe kontribuojnë në diskutimet e politikave në nivele të ndryshme të qeverisë. Këto organizata punojnë për të krijuar ndikim në legjislacion dhe politika që adresojnë diskriminimin, sigurojnë qasje të barabartë në shërbime, dhe promovojnë përfshirjen dhe diversitetin.