Me 29. janar në Prizren u mbajt sesioni i tretë informues rajonal me pjesëmarrjen e institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile. Ky infosesion u organizua në kuadër të Zyrës së Kryeministrit – Zyra për Çështje të Komuniteteve, me qëllim prezantimin e platformës për çështjet e komuniteteve, e cila është mbështetur nga Ambasada Zvicerane dhe Ambasada Britanike, dhe e implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Kjo platformë synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për adresimin e nevojave të komuniteteve.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, IOM, Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, Zyrat e Punësimit, dhe organizata joqeveritare nga rajoni i Prizrenit.
Në këtë takim u diskutua mbi funksionalizimin e platformës dhe mundësitë për përmirësimin e qasjes në shërbime për komunitetet.
Një temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe mbështetja e të rinjve të komuniteteve joshumicë për punë praktike përmes Superpuna dhe Kosova GenU, iniciativa që synojnë të fuqizojnë të rinjtë nga komunitetet joshumicë dhe t’u ofrojnë mundësi më të mira për zhvillim profesional dhe integrim në tregun e punës. Një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte verifikimi i diplomave, i cili tani mund të bëhet online, duke lehtësuar procesin për qytetarët dhe duke rritur transparencën në njohjen e kualifikimeve akademike.
Pjesëmarrësit gjithashtu dhanë rekomandime lidhur me platformën dhe mënyrat se si ajo mund të jetë më e dobishme për komunitetet. U diskutua për përmirësimin e aksesit në informacion, përfshirjen më aktive të institucioneve lokale dhe shoqërisë civile në përdorimin e platformës. Po ashtu, u theksua nevoja për mbështetje të mëtejshme në fusha si arsimi, punësimi dhe zhvillimi ekonomik i komuniteteve joshumicë, dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore.
📸Më poshtë mund të shikoni disa nga fotot e takimit.
![](https://zck-kpz-platform.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/63ec66a2-c4e3-43fc-9221-bf69751c999f-1024x768.jpg)
![](https://zck-kpz-platform.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/8ae87ebb-5d3c-4155-891d-0ab2155dfab5-1024x768.jpg)
![](https://zck-kpz-platform.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/114b894a-76be-4adb-ace7-40a720f4803e-1-1024x768.jpg)
![](https://zck-kpz-platform.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/afb04578-e8dd-489d-9507-258eef7bb53b-768x1024.jpg)