Search
Close this search box.

Shënimi i Ditës Kombëtare të Komunitetit ashkali!

Zyra për Çështje të Komuniteteve edhe këtë vit mbështeti komunitetin rom duke festuar Ditën Kombëtare të komunitetit Ashkali.  Manifestimi u zhvillua më 15 shkurt 2024 në Hotel “Venus”, ku morën pjesë më shumë se 400 të ftuar me rastin e festimit të 21-vjetorit të festës kombëtare.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  përmes një video-mesazhi që është transmetuar në fillim të festës ka dërguar urimet dhe ka ofruar mbështetjen e tij për këtë komunitet, pastaj folën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjifca, zëvendësja e kryeministrit për komunitete, Emilija Rexhepi, kryetari e Partisë “Partia e Ashkalijve për Integrim”, Etem Arifi, deputeti i Kuvendit, Bekim Arifi dhe këshilltari i kryeministrit Artan Asllani. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të ndryshëm politik, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Mesazhi që u dërgua gjatë kësaj ngjarjeje është se komuniteti Ashkali në Kosovë ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës, një nga shembujt është mesazhi i një vajze të re nga ky komunitet drejtuar kryeministrit, duke kontribuar se mbi 90.000 gra tashmë kanë llogari bankare, me kosto minimale për mirëmbajtje të llogarisë bankare. Gjithashtu, se qeveria është e gatshme që në mënyra të ndryshme t’i ndihmojë qytetarëve, me qëllim të krijimit të një shoqërie të barabartë me më të fuqishme. 

Në vazhdim gjenden fotografitë nga manifestimi:

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin