Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 17 prill u organizua një aktivitet zyrtar me mbështetjen financiare të Zyrës për Çështje Komunitare, që mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë nga komuniteti rom për të festuar këtë ditë të rëndësishme dhe për të nderuar historinë, kulturën rome dhe kontributin e këtij komuniteti në shoqërinë tonë shumëetnike.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të sapo zgjedhur nga komuniteti rom, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në këtë aktivitet.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për barazi, përfshirje dhe trajtim jodiskriminues të të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë në mbështetjen për komunitetin rom në fusha si rsimi, kultura dhe integrimi social.
Eventi u shënua me fjalime hyrëse, aktivitete kulturore dhe diskutime rreth të kaluarës dhe të ardhmes së komunitetit rom në Kosovë, duke promovuar vlerat e bashkëjetesës, diversitetit dhe respektit të ndërsjellë. Dita Ndërkombëtare e Romëve shënon një moment të rëndësishëm për angazhim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Fjalimi i kryeministrit gjendet në linkun në vijim: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mori-pjese-ne-ngjarjen-e-organizuar-me-rastin-e-shenimit-te-dites-boterore-te-romeve/
Në vazhdim gjenden fotografitë nga manifestimi:





