PLAY International, me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, organizon kampe verore pesëditore për të rinjtë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si pjesë e projektit Shared Horizons. Qëllimi është të forcohet kohezioni social dhe pajtimi përmes bashkëpunimit ndërkulturor dhe vlerave evropiane, olimpike dhe paralimpike.
Lokacionet:
- Kosovë (Prishtinë) 30 qershor – 4 korrik
- Shqipëri (Tiranë) 14 korrik – 18 korrik
- Maqedonia e Veriut (Shkup) 28 korrik – 1 gusht
- Mali i Zi (Podgoricë) 11 gusht – 15 gusht
Afati për aplikim është fleksibël
Kush mund të aplikojë?
Të rinj 18–24 vjeç
Qytetarë dhe banues të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës ose Serbis
Me njohuri të mira të gjuhës angleze
Me dokumente të vlefshme për udhëtim
Të gatshëm për të marrë pjesë plotësisht në kampin pesëditor
Prioritet kanë:
- Të rinjtë e angazhuar për paqen, përfshirjen sociale dhe bashkëjetesën ndër-etnike
- Anëtarët e komuniteteve pakicë apo të margjinalizuara
- Ata që synojnë të jenë liderë të ndryshimit në rajon
Pjesëmarrja në një nga kampet verore është një mundësi për të ndërtuar miqësi të qëndrueshme dhe për të zgjeruar rrjetin rajonal të aktivistëve dhe profesionistëve të rinj. Përmes aktiviteteve interaktive dhe ushtrimeve të lidershipit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi personale dhe profesionale, duke fituar mjete praktike për të ndikuar pozitivisht në komunitetet e tyre.
Programi i sfidon të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike, të angazhohen në diskutime të thella dhe të marrin pjesë në aktivitete praktike që thellojnë kuptimin për përfshirjen sociale dhe ndërtimin e paqes. Në përfundim të kampit, ata do të jenë të pajisur me njohuri, aftësi dhe vetëbesim për të avokuar për paqen dhe përfshirjen sociale – duke frymëzuar të tjerët që t’u bashkohen në krijimin e një Ballkani Perëndimor më të bashkuar dhe më të qëndrueshëm.
📌Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara (udhëtim, akomodim, ushqim).
📢 Mos e humb mundësinë për të qenë pjesë e një përvoje transformuese që nxit bashkëpunimin dhe ndryshimin në nivel rajonal!
Procesi i Aplikimit
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1VIrdTmlqW14sCX-S6oma0KO6km-xrs8cLVbqoEQ_-z8/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true
Gjatë aplikimit, mos harroni të bashkëngjitni një letër motivimi të shkurtër (maksimumi 1 faqe), ku shpjegoni:
- Pse dëshironi të merrni pjesë në kampin veror,
- Si planifikoni ta përdorni këtë përvojë për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj,
- Çfarë përvojash, cilësish dhe aftësish do të sillni në kamp.
Gjatë aplikimit, shënoni lokacionin e preferuar për kampin veror. PLAY International do të përpiqet t’ju caktojë aty ku preferoni, por nuk ka garanci – prandaj, aplikantët duhet të jenë të gatshëm të marrin pjesë në ndonjërin nga kampet nëse është e nevojshme.
E rëndësishme: Nëse përzgjidheni, do të merrni pjesë vetëm në një nga katër kampet verore.
Pyetje dhe Sqarime
Nëse keni ndonjë pyetje apo paqartësi, ju lutemi kontaktoni Koordinatoren e Projektit Shared Horizons,
Zana Zllanoga, në adresën e emailit:
zana.zllanoga@play-international.org
Për më shumë informacion rreth organizatës PLAY International dhe projektit Shared Horizons, vizitoni faqen zyrtare:
🌐 PLAY International | Homepage