Search
Close this search box.

Thirrje për aplikim në programin: „Mbështetje plotësuese për studime akademike”

Organizata „Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE), është duke e zbatuar programin „Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian” të financuar nga HEKS/SDC.

Qëllimi i këtij programi është të ofrojë mbështetje akademike dhe joakademike për studentët e këtyre komuniteteve, duke synuar:

  • Rritjen e pjesëmarrjes në arsimin universitar;
  • Përmirësimin e vijimit dhe performancës;
  • Përfaqësimin më të lartë, diplomimin dhe rritjen e mundësive për punësim, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen në arsim dhe tregun e punës.

Programi bazohet në identifikimin e nevojave të studentëve dhe ofrimin e aktiviteteve përkatëse që u përgjigjen këtyre nevojave. Mund të aplikoni deri më 29 shtator 2025.

Kushtet dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i lexoni në këtë vegëz.

Mundësi – Universiteti i Prishtinës

Share:

Latest posts