OJQ The Ideas Partnership, është duke kërkuar 10 Fasilitues/Vullnetarë për Kampin Veror 2025
Datat e kampit: 15, 16, 17 Korrik 2025
Koha e angazhimit: 09:00 – 12:00
Kompenzimi për tre ditë angazhimi: 80 EUR Bruto
Përgjegjësitë:
• Krijon një mjedis të sigurtë, tërheqës dhe gjithëpërfshirës për kampistët gjatë programit të kampit veror.
• Lehtëson proceset e të nxënit në nivel individual dhe grupor përmes prezantimeve, diskutimeve, lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme edukative.
• Përgjegjës për grupin dhe zbatimin e rregullave të kampit.
Cilësitë e kërkuara:
• E preferueshme të jenë në studime në Shkenca Sociale ose fushën e Edukimit.
• Përvojë e mëparshme e punës me fëmijë ose të rinjtë në kampe, mjedise arsimore ose rekreative.
• Njohuri për komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptiane.
• Aftësi komunikimi dhe bashkëveprimi për të angazhuar kampistët dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive duke promovuar punën ekipore.
Si të aplikoni?
Ju lutemi dërgoni një CV në email adresën: vacancy@theideaspartnership.org deri më datën 11 Korrik 2025.
Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për bashkëbisedim.