Search
Close this search box.

Thirrje publike për grante të vogla në fushën e dimensionit social!

Programi SHER ka hapur një thirrje publike për aplikime në kuadër të Skemës së Granteve të Vogla të Dimensionit Social, për të cilën mund të aplikojnë edhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC).

Qëllimi i Skemës së Granteve të Vogla të Dimensionit Social është të kontribuojë në përmirësimin e zbatimit të Dimensionit Social të Arsimit të Lartë në Kosovë në përputhje me Parimet e Bolonjës.

Bazuar në përvojat e suksesshme dhe përgjigjet pozitive gjatë projekteve HERAS dhe HERAS+, SHER do të zgjerojë mbështetjen për të lehtësuar zbatimin e dimensionit social të arsimit të lartë në Kosovë.

Kjo do të arrihet duke zhvilluar kapacitetet e institucioneve dhe studentëve përkatës, si dhe duke adresuar nevojat ekzistuese të grupeve që nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm/grupet e margjinalizuara në qasje, pjesëmarrjen dhe përfundimin e arsimit të lartë.

Programi SHER do të financojë 10 projekte të vogla, që do të kontribuojnë në zbatimin e dimensionit social në Kosovë. Çdo projekt i përzgjedhur do të financohet me 5000 euro.

Të drejtë për aplikim kanë institucionet dhe individët në vijim:

• Grup studentësh (2–5 studentë, studentë universitarë dhe master)
• OSHC lokale aktive në zonën përkatëse për këtë thirrje
• Universitetet publike
• Shkollat ​​e mesme dhe shkollat ​​profesionale
• Institucione të tjera relevante

Në vazhdim mund të gjeni objektivat dhe formularin për aplikim:

Link:  https://sher-kosovo.org/calls/social-dimension-small-grants/

Për informata shtesë mund të kontaktoni në email adresën:  prishtinaoffice@wus-austria.org

Aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën në vazhdim: prishtinaoffice@wus-austria.org

Afati i aplikimit: 15. mars 2025.

Share:

Latest posts