Search
Close this search box.

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë si dhe OJQ-ve që kontribuojnë në Aktivitetet Kulturore të cilat promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve, duke përfshirë shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit u bënë thirrje:

Organizatave jo-qeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, që synojnë të kontribuojnë në punësim, angazhim të praktikës dhe organizimin e trajnimeve për komunitetet jo-shumicë që jetojnë në Kosovë me theks të veçantë tek gratë, të rinjtë, personat me aftësi të veçanta si dhe grupet tjera të margjinalizuara, të aplikojnë për mbështetje financiare;

Mediave, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e të drejtave të komuniteteve, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve; si dhe

OJQ-të që synojnë të kontribuojnë në aktivitete kulturore të cilat  promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë  kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve që jetojnë në Kosovë duke përfshirë edhe shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve. 

Prioritet kanë OJQ-të/Mediat jo vetëm që punojnë për komunitet por që kanë bazë në komunitet.

Për më shumë informacion, shikoni linkun e mëposhtëm:

Thirrje-publike-per-ofrimin-e-mbeshtetjes-financiare-per-OJQ-dhe-Media

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin