Rrjeti Barabar në Komunitet (BGN) si pjesë e projektit BIG – Nisma Barabar në Komunitet fton organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) nga niveli lokal, qendrat kulturore dhe organizatat rinore në të gjithë Kosovën të aplikojnë për anëtarësim në Rrjetin Barabar në Komunitet (BGN) të sapoformuar. BGN do të përfshijë të paktën 15 OSHC të përzgjedhura dhe të paktën 10 artistë të angazhuar në shoqëri, duke shërbyer si një platformë e përbashkët për ndarjen e përvojave, ndërtimin e kapaciteteve, iniciativat lokale dhe përfshirjen në hartimin e politikave.
Projekti BIG – Nisma Barabar (shkon)në Komunitet është një iniciativë dyvjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian, e zbatuar nga Integra dhe CASA, me qëllim promovimin e përfshirjes sociale, angazhimit qytetar dhe kohezionit ndëretnik në Kosovë, përmes përdorimit strategjik të artit dhe kulturës.
🔹 Çka fitojnë anëtarët e rrjetit BGN
- Pjesëmarrja në një program gjithëpërfshirës për ndërtimin e kapaciteteve (3 trajnime tematike mbi artet dhe kulturën për ndryshime sociale, përfshirje dhe mbledhje fondesh);
- E drejta për të aplikuar për grante të vogla për zbatimin e iniciativave lokale (fondi total: 80.000 euro);
- Pjesëmarrja në proceset e krijimit të përbashkët të politikave përmes dy Hackathon-eve të politikave praktike me aktorë institucionalë;
- Mundësia për të marrë pjesë në ngjarje qendrore dhe lokale të dedikuara për zhvillimin e politikave kulturore gjithëpërfshirëse.
🔹 Kush mund të aplikojë
- OSHC-të jofitimprurëse, qendrat kulturore dhe grupet rinore, të regjistruara dhe aktive në Kosovë;
- Organizata me përvojë në përfshirjen sociale, aktivizmin qytetar ose punën me komunitetet përmes artit;
- Inkurajohen veçanërisht aplikimet nga organizatat e udhëhequra nga gratë dhe ato që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë dhe të margjinalizuara
🔹 Datat kryesore
- Afati për aplikim: maj – qershor 2025
- Trajnimi: gusht – tetor 2025
- Periudha e ndarjes së grateve i zbatimin e aktiviteteve: nëntor 2025 – qershor 2026.
- Hackaton të politikave praktike dhe avokimi: korrik – dhjetor 2026.
Për të aplikuar duhet t’i dërgoni dokumentet në bigproject@barabarcentre.org (me titullin „Dokumente për aplikim OSHC_BGN“):
- Formulari i plotësuar për aplikim
- Dëshmi e regjistrimit/statusit ligjor
- Të dhënat e kontaktit të dy personave /referimeve
- Deklaratën e nënshkruar për konflikt interesi
Thirrja e plotë publike, udhëzimet dhe formulari i aplikimit janë të disponueshme në gjuhët shqipe, serbe, rome dhe angleze:https://barabarcentre.org/call-for-csos/
Nëse keni nevojë për informacione shtesë, mund të bëni pyetje duke dërguar një email në adresën bigproject@barabarcentre.org jo më vonë se 14 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Afati për aplikim: 20 qershor 2025 deri 23:59