Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e ashkalive në mënyrë që ata të ndajnë me kryeministrin sfidat me të cilat përballet komuniteti i tyre. Në këtë takim, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë edhe zëvendësja e tij për çështje të të drejtave të njeriut, Emilia Rexhepi.
Gjatë bisedës, kryeministri i njoftoi të pranishmit për planet e qeverisë si dhe për mundësitë ekzistuese në dispozicion për të lehtësuar jetën e komuniteteve joshumicë. Njëra nga nxënëset e komunitetit ashkali ka ndarë informacione për shpenzimet e larta të mbajtjes së llogarive bankare për përfituesit me të ardhura minimale siç është ndihma sociale, ku kryeministri ka reaguar menjëherë përmes ministrive përkatëse dhe e ka zgjidhur problemin shumë shpejt pas këtij takimi.
Më shumë informacione rreth këtij takimi si dhe prezantimit të kryeministrit mund t’i shihni në vegëzën e mëposhtme:https://kryeministri.rks-gov.net/sr/blog/premijer-kurti-mi-se-zalazemo-za-drustvo-sa-jednakim-pravima-i-mogucnostima-bez-razlikw/