Zyra e Komisionarit për Gjuhë dje më 22 maj 2025, prezantoi raportin e saj mbi monitorimin vjetor të trembëdhjetë (13) institucioneve, nëntë (9) prej të cilave janë në nivel lokal dhe katër (4) në nivel qendror.
Ky Raport kishte për qëllim që ta paraqes situatën në terren, pas një analize dhe vlerësimi të detajuar, përmes monitorimit të nivelit të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet e përzgjedhura. Qëllimi i dytë i këtij raporti ishte të përcaktohej vazhdimësia e punës dhe situata në terren, të sqarohej niveli i gatishmërisë së institucioneve për të përmbushur kërkesat e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve në gjuhën e tyre amtare/zyrtare.
Raporti përmbledh gjetjet nga vizitat në terren, si dhe rekomandimet e dhëna komunave të Rahovecit, Ferizajt, Vitisë, Parteshit, Kamenicës, Ranillugut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, si dhe ministrive: Për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Raportin mund ta gjeni në linkun në vazhdim:
https://drive.google.com/file/d/1mmOthTN6elDU4L5r0jHYlge8QWeKWD8l/view?usp=sharing