Search
Close this search box.

U mbajt një tryezë e rrumbullakët me komunitetin goran!

Në kuadër të programit të saj, Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një tryezë të rrumbullakët me komunitetin goran më 19 prill 2023, ku morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Enes Gorani. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, punonjës brenda institucioneve shtetërore, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale.

Qëllimi i takimit ishte njohja me problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti goran, çfarë shërbimesh ofron qeveria që  ta ndihmojnë këtë komunitet dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Kryeministri Kurti i njohu të pranishmit me aktivitetet e Qeverisë në drejtim të komunitetit goran. Gjithashtu u fol për programin e Zyrës për Komunitete, shpërndarjen e 500 mijë eurove për OJQ-të dhe mediat, me mjete të rezervuara për të gjitha komunitetet, si dhe për fitimin e fundit të komunitetit goran nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në lidhje me ndërtimin e shtëpive. Kryeministri iu referua punës së Qeverisë në lidhje me Komisionin për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, si dhe krijimin e njësisë për përkthim dhe harmonizim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Të pranishmit ndanë shqetësimet e tyre për punësimin e pjesëtarëve të këtij komuniteti brenda institucioneve, ndërsa kryeministri ndau me ta planet e Qeverisë për këtë problem.

Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të gjeni në vegëzen e mëposhtme:https://kryeministri.rks-gov.net/sr/blog/premijer-kurti-se-sastao-sa-clanovima-nevecinske-zajednice-goranaca-na-kosovu/

Share:

Latest posts