Search
Close this search box.

U mbajt tryeza e rrumbullakët me komunitetin boshnjak!

Një tryezë e rrumbullakët me komunitetin boshnjak u organizua më 28 shtator 2023, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit boshnjak nga organizatat joqeveritare, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi. Në fjalën e tij, kryeministri u tha të pranishmëve të këtij komuniteti se është i lumtur që sot është në mesin e tyre, duke falënderuar zëvendëskryeministren Rexhepi e cila, siç tha ai, i ka bashkuar dhe se mund të diskutojnë tema që shqetësojnë mbarë shoqërinë tonë dhe kështu të gjithë ne.

Gjatë takimit, kryeministri përmendi ndarjen e 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë në Kosovë, të cilat përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim janë ndarë për organizatat joqeveritare dhe bizneset e vogla me qëllim të rritjes së punësimit. Ai paralajmëroi një projekt infrastrukturor në Pejë dhe Dragash dhe ndërtimin e rrugëve të rëndësishme për komunitetin boshnjak, ku janë ndarë 8 milionë euro, pasuar nga një program praktike për të rinjtë, në mesin e të cilëve 9 për qind janë boshnjakë.

 Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të shihni në vegëzën e mëposhtme:

https://kryeministri.rks-gov.net/sr/blog/premijer-kurti-povodom-nacionalnog-dana-bosnjaka-ponosan-sam-i-istovremeno-zahvalan-bosnjacima-i-njihovom-doprinosu/

Share:

Latest posts

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë , si dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Bazuar në Thirrjen e datës 08.11.2024 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit

Thirrje publik për OJQ dhe media

Për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për Mediat që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin