Tryeza e dytë e rrumbullakët e organizuar nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve përfshinte komunitetin egjiptian. Në këtë takim, i cili u organizua më 30 qershor 2023, ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, ministri i Administratës së Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit egjiptian.
Përveç shënimit të Ditës së Përkujtimit të këtij komuniteti, gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe mundësitë për këtë komunitet. Kryeministri theksoi planet e qeverisë dhe plotësimin e kuotës së punësimit sidomos nga komunitetet joshumicë, ku përmes një programi të veçantë do të përfshihen edhe komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Një mënyrë tjetër që mund t’i ndihmojë këto komunitete janë platformat Superpuna dhe “Kosova Generation Unlimited” në përvetësimin e aftësive të punës dhe hyrjen në tregun e punës.
Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të shihni në vegëzën e mëposhtme:https://kryeministri.rks-gov.net/sr/blog/premijer-kurti-je-prisutvoao-okruglom-stolu-povodom-obelezavanjaa-memorialnog-dana-egipcanske-zajednice/