Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një tryezë të rrumbullakët me komunitetin malazez më 18 dhjetor 2023, ku morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Llazar Raduloviqi dhe Denis Iviqi nga Këshilli Konsultativ për Komunitete në Presidencë, së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për përkrahjen për komunitetin joshumicë këtë vit, përfshirë grantet shtesë prej 3 milionë euro të ndara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, nga të cilat kanë përfituar edhe OJQ-të malazeze, si dhe për ndryshimet pozitive në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e gjuhëve dhe zhvillimi i rrugëve që lidhin shtetin e Kosovës me Malin e Zi – në mes të Deçanit dhe Plavës dhe ndërmjet Pejës dhe Rozhajës.
Pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht mundësinë për të diskutuar mbi këto çështje dhe për të punuar së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.
Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të shihni në vegëzën e mëposhtme: