Më 15 dhjetor 2023 u organizua një tryezë e rrumbullakët me komunitetin rom, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit rom, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këshilltarja e kryeministrit nga komuniteti rom, Nurije Shala, zv. ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani.
Në këtë tryezë u diskutua për sfidat, mundësitë e komunitetit rom, prioritetet për vitin 2024, aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit, si dhe çështjen e punësimit, për të cilën u krijua platforma për praktika me pagesë, e krijuar përmes “Kosovo Generation Unlimited. “, e cila ka për qëllim që 15% e pjesëmarrësve të jenë nga komunitetet joshumicë në Kosovë.
Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për të ndihmuar studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, si dhe të arritura si ndarja e mjeteve buxhetore për renovimin dhe ndërtimin e 618 shtëpive, nga të cilat përfitojnë edhe komuniteti rom. Nga grantet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, 146 familje rome kanë marrë teknikë të bardhë, orendi, pako higjiene dhe pako ushqimore, mbështetje për biznesin si dhe për përdorimin e gjuhës rome, është mundësuar që Strategjia për të rinjtë dhe plani i veprimit të përkthehet në gjuhën rome, në mënyrë që të arrihen konsultimet e plota me të rinjtë e Kosovës. Ai shtoi se për 500 nxënës nga këto komunitete janë ndarë bursa në shkollat e mesme, ndërsa 55 bursa janë ndarë për studentët e universiteteve publike.
Më shumë informacione rreth këtij takimi mund të shihni në vegëzën e mëposhtme: